Pas 3 ndeshjesh në kampionatin e futbollit të Kazakistanit, mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Azdren Llullaku shënoi këtë të premte golin e parë me fanelën e Astana.

Klubi i tij regjistroi kështu edhe fitoren e parë të sezonit. Llullaku realizoi golin e dytë të ekipit pas një aksioni mjaft të shpejtë.

Llullaku shkoi tek Astana në merkaton e dimrit pas një sezoni të suksesshëm në Rumani me klubin Gaz Metan. 

Ai u shpall edhe golashënuesi më i mirë me 16 gola të shënuar.

Tv Klan