I apasionuar jo vetëm pas femrave të bukura, por edhe makinave sportive, Cristiano Ronaldo i ka hedhur sytë nga një lodër e re. Portugezi i Real Madrid ka për qëllim të blejë një model spaktakolar edicion i limituar Ferrari J50. Janë prodhuar vetëm 10 ekzemplarë të tillë. Prodhim gjithçka me dorë dhe është prezantuar pak javë më parë në Tokyo. Me një design futuristike, modeli kabriolet ka një motor V8, 3.9 litra me 690 kuaj fuqi.

Duke qënë se është edicion i limituar ata që do të kenë mundësinë të blejnë një të tillë mund të personalizojnë detajet, ngjyrën apo edhe pjesë të tjera. Në brendësi të kësaj makine do të përdoren materialet më luksoze dhe do të jetë krejt e ndryshme nga Ferrarit e tjera që marka e makinave supersportive ka prezantuar deri më tani. Çmimi i saj nuk është bërë ende publik nga kompania italiane por një Ferrari Fuori serie si kjo mund të kushtojë nga 2.5 deri në 3 milionë euro.

Tv Klan