“39 Hapat” e regjisorit Alfred Hitchcock, film i cili vlerësohet si më i miri i kinemasë britanike në 1935 e që në vazhdim regjisorë të shumtë në Evropë e Shtetet e Bashkuara e përshtatën novelën e skocezit John Buchan edhe në teatër, i ofrohet publikut kryeqytetas në skenën e Teatrit “Metropol”.  Ideja për të sjellë një premiere ballkanike ishte e Jonida Beqos, drejtores së institucionit. 

“39 Hapat” është historia e Richard Hannay. Ai akuzohet gabimisht për vrasjen e Annabella Schmidit, një spiune që pretendon se është në dijeni të një komploti për vjedhjen e sekreteve të ushtrisë britanike. Në përpjekje për të pastruar figurën e tij dhe për të ndaluar zinxhirin e spiunazhit, heroi Richard Hannay zbulon misterin e “39 Hapat”. E gjithë loja vjen në interpretimin e katër aktorëve, Neritan Liçaj, Florian Agalliut, Donald Shehu dhe Jondia Vokshit nën regjinë e Qëndrim Rijanit.

“39 Hapat”, teatrin brenda teatrit, ku një aktor luan disa karaktere njëherësh, vishet e zhvishet në skenë nën tingujt e luajtur live, nga e premtja vjen në “Metropol”.

Tv Klan