Flamurtari po lufton t’i shpëtojë rënies nga kategoria, ndërsa lojtarët kërcënojnë me bojkot. Pagat që nuk merren prej disa muajsh dhe shpërblimet për rezultatet e arritura janë shkak që futbollistët të mos stërviten të martën, pasi kanë komunikuar me zyrtarë të Klubit. Gjithçka duhet të ishte zgjidhur para sfidës me Partizanin. Asnjë deklaratë nuk ka patur deri më tani si nga Klubi dhe nga futbollistët që pritet të marrin një vendim përfundimtar brenda ditës së sotme.

Elton Nika:

“Lojtarët kanë konfirmuar se do të ketë një takim mes tyre dhe drejtuesve të Klubit këtë pasdite. Vetëm pas këtij takimi do të vendoset nëse skuadra do të vijojë stërvitje ose jo, por gjasat janë që situata të mbetet e paqartë dhe lojtarët të bojkotojnë sërish stërvitjen.”

Nuk ka ende një deklaratë zyrtare si nga futbollistët dhe Klubi. Flamurtari këtë fundjavë do të luajë një ndeshje tepër të rëndësishme me Laçin që vendos shumë për mbijetesën, por paraqitja e lojtarëve titullarë rrezikohet për pagesat e prapambetura. /Tv Klan