Me hapjen e merkatos së verës, zyrtarisht klubet e futbollit kanë nisur gjuetinë e lojtarëve. Të gjithë shpresojnë të marrin futbollistë të mirë dhe të shpenzojnë pak. Por janë disa lojtarë që mund të sigurohen pa shumë shpenzime, pasi aktualisht nuk janë nën kontratë.

Në top listë është Zlatan Ibrahimovic, padyshim më i famshmi, i cili nuk ka ende një ekip. Suedezi është duke u trajtuar pas një dëmtimi të rëndë në gju. Me 17 gola të shënuar në zezonin e fundit, Manchester United edhe mund ta kishte mbajtur, por ai shumë shpejt do të mbushë 36 vjeç dhe i duhet shumë për t’u rikuperuar nga dëmtimi. Destinacioni më i mundshëm për të është Atletico Madrid. Spanjollëve iu është ndaluar merkato deri në janarin e ardhshëm.

Vështrirë ta imagjinosh John Terry-n pa uniformën e Chelsea, por raportohet që Mirmingham City i ka bërë një ofertë ish – kapitenit të kombëtares angleze. Për firmën e tij garon edhe Aston Villa. Megjithëse u shfaq fare pak në sezonin e shkuar, Terry kërkohet edhe nga Ëest Bromëich dhe Bournemouth.

Një tjetër mbrojtës veteran është Pepe, i cili u largua nga Real Madrid pas 10 vitesh. Ai luan ende për kombëtaren e Portugalisë, por Paris Saint-Germain thuhet se dëshiron lojtarin.

Një prej ikonave spanjolle, Iker Casillas, u largua nga Porto pas dy sezoneve zhgënjyese. E ardhmja e tij është lidhur me një prej klubeve më të famshëm në europë, Liverpool.

Teksa Torres po pret të rinovojë kontratën, hezitimi i Atletico Madrid mund ta nxjerrë të lirë sulmuesin.

Një numër i madh skuadrash europianë janë vënë në rradhë në pritje të rastit edhe për faktin se El Nino shihet se ka ende për të dhënë.

Tv Klan