Kaleb Ekuban mund të jetë drejt largimit nga Partizani. Sulmuesi ka ardhur tek të kuqtë në formë huazimi nga Chievo. Mediat bëjnë të ditur se paraqitja e tij në miqësoret e Partizanit në Antalya ka tërhequr vëmendjen e klubit turk të Adanaspor, të cilët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 400 mijë euro. Mësohet se drejtuesit e Partizanit nuk do të hyjnë në negociata për Ekuban, i cili duhet të përfundojë sezonin në ekipin kryeqytetas.

Një tjetër skuadrat turke Gaziantepspor i është vënë pas mesfushorit të Kukësit, Lena. Turqit kanë ofruar 50 mijë euro për kartonin e tij ndërsa Kukësi kërkon të paktën 3 herë më shumë.

Edhe Tirana gjendet në Antalya për fazë përgatitore. Bardheblutë janë duke provuar një futbollit moldav.

Petru Leuka duhet të kalojë provat në fazën përgatitore për të veshur fanelën e Tiranës për pjesën e mbetur të sezonit të Superligës.

Tv Klan