Policia londineze ka arrestuar një person të armatosur jashtë Parlamentit të Britanisë së Madhe.

Një dëshmitar bërtiti “thikë, thikë, thikë”, sipas një gazetari të “The Sun”. Atij ju gjet një thikë dhe ishte i veshur me pantallona të zeza dhe xhup ngjyrë gri.

Ai u arrestua menjëherë nga policia. BBC raporton se incidenti nuk mendohet të jetë i lidhur me ndonjë akt terrorist. Ndërkohë, është mbyllur hyrja e Parlamentit deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al