Disa njerëz janë plagosur pasi një makinë ka goditur këmbësorët pranë Muzeut të Historisë Natyrore në Londër, raporton policia.  Policia Metropolitane tha se një person ishte arrestuar pas incidentit në orën 14:20 në Rrugën e Ekspozitës në South Kensington.

Videoja që qarkullon në Twitter tregon një një burrë të shtrirë në tokë. Sipas BBC personat e goditur kanë pësuar lëndime të lehta.

Policia britanike ende nuk ka informacioni rreth shkakut të këtij incidenti, por hetimet janë në proces për të përcaktuar rrethanat./tvklan.al