Policia e Londrës ka konfirmuar se 6 persona kanë vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë shtruar në spital si pasojë e zjarrit që përfshiu pallatin 24 katësh në pjesën perëndimore të qytetit.

Dëshmitarët okularë janë shprehur se kanë parë shumë persona duke bërtitur për ndihmë që fëmijët e tyre të shpëtonin, pasi ishin të bllokuar në kullën Grenfell, e cila ishte përfshirë nga flakët.

Zjarrfikësit shpëtuan me dhjetëra qytetarë, por kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan tha se, shumë njerëz nuk janë gjetur./tvklan.al