Mbetjet e kafes mund të përdoren në shumë mënyra të tjera, si janë maskat kuruese të fytyrës. Ato mund të përdoren gjithashtu si pleh organik për bimët, por që sot mbetjet e kafes mund të shfrytëzohen edhe si karburant.

Ideja inovatore vjen nga Londra ku kanë nisur të përdoren autobusët e parë që qarkullojnë falë djegies së kafes, në vend të karburantit. Nisma mori jetë nga falë 27-vjeçarit britanik Arthur Kay, themeluesi i një kompanie për rinovimin e energjisë. I riu britanik arriti të nxjerrë nga mbetjet e pijes më të konsumuar në botë, vaj kafeje, i cili nëse përpunohet me një sasi të vogël nafte krijon lëndën djegëse që është në gjendje të ndezë mjetin.

Avantazhet e kësaj shpikjeje janë të shumta. Përveç se lejon riciklimin e mbetjeve të kafes, të destinuara të hidhen në mbeturina, autobusit me kafe janë edhe ekologjikë, pasi limitojnë ndjeshëm ndotjen e mjedisit dhe kursejnë karburant.

Aktualisht inovatori britanik ka krijuar 6 mijë litra vaj kafeje, sasi e mjaftueshme për të furnizuar me karburant një autobus për 1 vit.

Tv Klan