Jennifer Lopez është zgjedhur si imazhi i ri i kompanisë “Guess”.  48-vjecarja  është  tani ambasadorja e kësaj firme,  lider në tregun e veshjeve dhe jo vetëm.

Këtë  markë globale JLo e  ka  përfshirë dhe në videoklipin e publikuar vetëm pak javë më parë “Amor, Amor, Amor”.

Këngëtarja tani është shndërruar në një muzë për shumë gra dhe vajza në mbarë botën.  Të gjithë e adhurojnë për atë që përfaqëson në botën e artit.

 Klan Plus