Lorik Cana, nuk njihet vetëm si një nga lojtarët më të mirë të futbollit në Francë, por edhe si shenjtëruesi i epokës së re të prezantimit të futbollistëve në ekran.

“Huffington Post” në Francë i dedikon një artikull të veçantë, mbrojtësit të ekipit të Nantës dhe kapitenit të kombëtares shqiptare me kodin e ri të veshjes. Dalja e tij më 18 tetor në studion emisionit “Canal Futboll Club” ishte spektakolare, tërësisht e ndryshme nga ajo e kolegëve, me një kostum blu dhe një kravate me kuadrate, me shumë klas, siç e cilesoi prezantuesi i emisionit.

Kjo video e publikuar nga emisioni prestigjoz në Francë me audiencë rekord, shfaq prezantimet para dhe pas epokës së Lorik Canës.

Për “Canal Futboll Club” Cana do të kujtohet edhe për rekordin e ri të audiencës, që arriti në 1.8 milionë, nga 1.4 milione që llogariste mesatarisht,  mbrëmjen e të dielës së 18 tetorit, kur zgjodhi një kostum elegant duke braktisur xhinsat dhe  bluzat shumëngjyrëshe.

Tv Klan