Stadiumi “Loro Boriçi” pritet të jetë gati, të presë Kombëtaren në kualifikueset e Kupës së Botës 2018, që nisin në Shtator. Pjesa më e madhe e punimeve është kryer dhe pritet që javën e ardhshme të inspektohen nga të dërguarit e UEFA-s.

Kullat e ndriçimit janë vendosur, fusha dhe ndenjëset po ashtu. Po punohet në vendosjen e pajisjeve ndihmëse të stadiumit dhe ambientet përreth.

Kapaciteti i “Loro Boriçit” pritet të jetë më shumë se 16 mijë spektatorë. Punimet nisën vitin e kaluar dhe ishin menduar të mbylleshin më shpejt.

Në këtë stadium pritet të luajë ndeshjet edhe Kosova, deri sa të përfundojë rinovimi i stadiumit të Prishtinës. Sëbashku me “Elbasan Arena” do të jenë stadiumet që plotësojnë kushtet e vendosura nga FIFA dhe UEFA.

Tv Klan