Që nga sot, Shqipëria ofron një linjë “low cost”. Ky është avioni i parë që erdhi në Shqipëri me pasagjerë, të cilët kanë paguar çmime të papërfillshme për biletat e tyre. 

Si udhëtarë të veçantë të linjës së parë direkte, Tiranë – Budapest, ishin ministrat e transportit të dy vendeve. Sokol Dervishaj tha se kjo nismë do t’i lehtësojë qytetarët shqiptarë, të cilët kanë të drejtë të ankohen për çmimet e larta të biletave.

Kompani

Wizz Air

do të mundësojë bileta nga 20 deri në 40 euro për të gjithë ata që udhëtojnë në linjën Tiranë – Budapest.

Fluturimet do të jenë dy herë javë, ditën e mërkurë dhe të diel. Është vetë shteti hungarez që do të paguajë kompaninë

Wizz Air

për një pjesë të kostove dhe taksat, në mënyrë që të sigurohet ky çmim.

Përmes kësaj nisme, Budapesti bëhet edhe një pikë tranziti për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në vendet e tjera me më pak para. 

Tv Klan