Zoran Zaev ka dorëzuar në mesditë të 67 firmat e deputeteve nga LADM, BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, tek presidenti i vendit Gjerogje Ivanov.

Pas këtij veprimi, presidenti pritet që në ditët në vijim të mandatojë kreun e LSDM-së për krijimin e qeverisë se re të Maqedonisë.

Në një deklaratë përpara takimit me presidentin, Zaev konfirmoi para gazetareve se vijon periudha e qetë e transferimit te pushtetit.

Sapo Ivanov të mandatojë kreun e social-demokrateve, do të nisin edhe negociatat për formimin e qeverise së re në Maqedonisë. /Tv Klan