Lëvizja Socialiste për Integrim ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ për shortin për anëtarin e tretë të numëruesve, në grupet e numërimit të votave.

Sipas LSI, shorti për anëtarin e tretë në grupet e numërimit të votave duhet të hidhet me një parti tjetër dhe jo me PDIU.

Në ankimin e saj, LSI thotë se në zgjedhjet e 2013 -ës, PDIU rezulton parti në koalicionin që i humbi zgjedhjet  dhe duhet të futet në shortin për anëtarin e 4 -ët të grupeve të numërimit të votave.

Sot KQZ vendosi me short që anëtari i tretë do të ndahet mes LSI dhe PDIU. Për LSI ky vendim i KQZ është i njëanshëm, pasi LSI duhet ta ketë numëruesin e vetme dhe jo ta ndajë me PDIU.

Ndërkohë pritet që neser të mblidhet Kolegji Zgjedhor për trupën që do shqyrtojë ankimin e LSI.

Tv Klan