Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se grupi parlamentar do të kërkojë përjashtimin nga Parlamenti të Kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit të LSI, Kryemadhi thotë se kjo kërkesë vjen pas fjalorit të papërshtatshëm të Kryeministrit në seancën e fundit plenare.

Kryetarja e LSI theksoi se Kryeministri fyeu qytetarët në Shqipëri, por edhe në Kosovë, me fjalorin e përdorur.

“Në Kuvend do të kërkojmë përjashtimin e Ramës për këtë arsye, për sjelljen e Kryeministrit për qytetarët

“, u shpreh Kryemadhi, e cila shtoi gjithashtu se Prokuroria duhet të tregohet e kujdesshme me protestuesit, ndërsa opozita e bashkuar po mban kontakte të vazhdueshme me ta./

tvklan.al