Luan Rama

Nga foltorja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama, lëshoi kritika te ashpra ndaj qeverisë në lidhje me koncesionet dhe transparencën fiskale, duke iu referuar raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Por afro dy orë më vonë, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i zhvleresoi këto kritika. Në një njoftim të shpërndarë nga zyra e shtypit e LSI –së, thuhet se Vasili e konsideron qëndrimin e Luan Ramës jo si qëndrim zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por si një lexim individual të tij ndaj raportit të Fondit Monetar Ndërkombetar, duke shënuar kështu rastin e parë që një parti politike shpreh dy qëndrime të ndryshme brenda pak orësh, nëpërmjet dy zyrtarëve të lartë të saj.

Tv Klan