Situata në disa nga institucionet të cilat drejtoheshin nga Lëvizja Socilaiste për Integrim është në gjendje skandaloze. Kreu i ri në i Transportit Rrugor, Arben Isaraj e shpjegon me një fjali të vetme mënyrën se si menaxhohej kjo drejtori.

“Një bankë politike. Mungesë e theksuar profesionalizmi, arrogancë, korrupsion. Shërbimi për qytetarët mizerabël”.

Arben Isaraj nuk kursen ironinë me cilësinë e stafit të punonjësve që ka gjetur në këtë drejtori. Pozicionet e specialistëve të cilët duhet të jepnin shërbime për qyetarët, janë zënë nga militantët.

“Marangozë, eksavatoristë, berberë, infermierë nuk kanë më vend në këtë institucion”.

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor thotë Isaraj jo vetëm që nuk ka bërë hapa para për t’u ardhur sa më parë në ndihmë qytetarëve, por nga edhe ato pak mjete dixhitale që kanë qënë brenda këtij shërbimi nuk funksionojnë më. Tashmë ka nisur puna për të bërë një ristrukturim të të gjithë institucionit dhe shërbimeve që ofrohen për qytetarët.

 Tv Klan