Për dhunën e ushtruar ndaj biznesmenit libanez ka reaguar dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Përmes një deklarate, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force, Luan Rama, ka kërkuar një hetim të thellë dhe të gjithanshëm për ngjarjen, duke gjetur dhe nxjerre sa më parë përpara drejtësisë autorët e dhunës.

Sipas Ramës ky akt i rëndë është një mesazh negativ për biznesmenët e huaj, ndaj kërkohet të punohet më shumë për parandalimin e ngjarjeve të tilla edhe nga ana e agjencive të Inteligjencës.

Për dhunën ndaj biznesmenit Faad Mitri i pari politikan që reagoi ishte ish-kryeministri, Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha./TV KLAN