Një ditë përpara se të nisë shqyrtimi në kuvend, deputeti i LSI Përparim Spahiu prezanton projektligjin për statusin e minatorit.

Spahiu kërkon që ligji të mbështetet nga deputetët pasi sipas tij ai synon të zbusë pabarazinë për këtë shtresë. Në Shqipëri numërohen rreth 21 mijë minatorë, të cilët sipas Spahiut janë kontribuesit kryesorë të ekonomisë .

Projektligji për statusin e minatorit është depozituar në Kuvend nga LSI që prej muajit mars.

Tv Klan