Si shenjë përgjegjshmërie, LSI e ndjen për detyrim që të ndezë sinjalin e alarmit pas raportit te Departamentit amerikan te Shtetit për kanabizimin e vendit.

Kryetari i grupit parlamentar socialist Luan Rama thotë se mungesa e përgjegjësisë nga ana e shumë agjeniseve ligjzbatuese në krye të të cilave qëndron qeveria, ka sjellë situatën ku vendi është sot dhe për ta tejkaluar ai kërkon ne emër të LSI reagim të menjëhershëm në një kohë qe vendi është në prag të zgjedhjeve.

Rama nuk pranon te komentojë ndryshimet në qeveri dhe as emrat e përvetshëm të ministrave të propozuar nga kryeministri, por ai flet në emër të LSI kur thotë se situata politike ne vend kërkon dialog për t’u kapërcyer edhe pse shprehet kundër ultimatimueve.

Rama nuk pranon te komentojë as votimin e ndryshëm nga aleati socialist për shkarkimin e drejtores se Autoritetit te Mbikëqyrjes Financiare pasi sipas tij më e rëndësishme se çdo gjë është lufta ndaj oligarkise, që ai e sheh në shumë sektorë të qeverisë.

Sa i takon zgjedhjeve se presidentit te ri, LSI sipas Ramës do ta japë qëndrimin e saj brenda afateve qe përcakton kushtetuta./Tv Klan