Në mbështetje të nismave të partneritetit publik privat apo siç njihen koncesioneve, Lëvizja Socialiste për Integrim propozon që projektet që kalojnë afate mbi 4 vjet, më shumë se mandati i një qeverisjeje të shqyrtohen gjerësisht në kuvend në mënyrë që të mos preken nga ndryshimi i qeverive.

Petrit Vasili, Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI

:  “Do të thotë që nëse do të ndërmarrim një nismë të caktuar, duke qenë se dhe Kuvendi i Shqipërisë si një aktor i pazëvendësueshëm, bëhet pjesë e këtij diskutimi dhe e këtij aprovimi, ato tashmë janë një detyrim për zbatim në kohë dhe nuk janë objekt më i diskutimeve apo i debateve të panevojshme kohë pas kohe sipas mazhorancave, që eventualisht mund të ndryshojnë pozicionet e tyre.”

Sipas Lëvizjes Socialiste për Integrim, shqyrtimi në kuvend i koncesioneve do t’i shërbente më shumë transparencës duke eliminuar spekulimet.

 

“Transparenca do të qartësonte elementë të debatit spekulativ nga debati i vërtetë, elementë të debatit politik nga ai që lidhet me dobishmërinë e shërbimeve ndaj qytetarëve”

Vasili shprehu bindjen se rregullimi ligjor është ai që do të promovonte nismat e suksesshme.

Tv Klan