manjani-vasili

Projektligji për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit është kundërshtuar nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Burime brenda mbledhjes së qeverisë thanë për Televizionin Klan, se Ministri i ka shprehur kundërshtimet me shkrim, sikundër gjatë mbledhjes.

Sipas të njëjtave burime, Manjani është shprehur se projekligji i miratuar në qeveri, është antikushtues.

Një variant i ngjashëm, që përshfrin konceptin e hetimit në polici me anë të kësaj strukture, Manjani ka thënë se u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese me 17 Prill të vitit 2015.

Megjithatë, sipas Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, projektligji ka kaluar në unanimitet.

Por ndryshe nga Ministri i Drejtësisë, Lëvizja Socialiste për Integrim pati një tjetër qëndrim publik për këtë projektligj.

Pak minuta pas miratimit në qeveri, me një deklaratë për shtyp nga kryesia e Kuvendit, Petrit Vasili tha se LSI e përshëndet atë dhe kërkoi kalimin sa më shpejt në Kuvend.

I pyetur nëse kanë shfaqur rezerva ministrat e LSI për draftin, Vasili e shmangu përgjigjen dhe tha se ai po fliste vetëm në emër të LSI –së.

Tv Klan