Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet nënkryetarit të saj, Luan Rama ka përshëndetur dhe mbështetur partitë shqiptarë në Maqedoni për qëndrimin e mbajtur. Sipas, LSI partitë politikë shqiptarë luajnë një rol të rëndësishëm në politikën e Maqedonisë. “

Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh bindjen e plotë se të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqiptarë do t’i përmbahen marrëveshjes së arritur dhe do të kontribuojnë në përmbushjen e saj, duke e konsideruar zbatimin e marrëveshjes së arritur përgjegjësi kombëtare”,

shprehet Rama.

Lëvizja Socialiste për Integrim, duke ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet politike në Maqedoni:

PËRSHËNDET faktorin politik shqiptar në Maqedoni për qëndrimin e unifikuar dhe bashkimin në një platformë të qartë e vizionare për rolin e tyre dhe përgjegjësinë që duhet të përmbushin, në funksion të mbrojtjes së të drejtave legjitime të shqiptarëve në Maqedoni;

MBËSHTET qasjen e tyre të përgjegjshme dhe angazhimin për bashkëpunim dhe kohezion të faktorit politik shqiptar;

INKURAJON rritjen e rolit dhe të kontributit të forcave politike shqiptare që të vazhdojnë të punojnë pa u lodhur dhe me përkushtim atdhetar për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, për rritjen e rolit të tyre si faktorë stabiliteti, prosperiteti dhe progresi të gjithanshëm të Maqedonisë fqinje, në të mirë të konsolidimit të demokracisë dhe të integrimit Europian të saj.

Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh bindjen e plotë se të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqiptarë do t’i përmbahen marrëveshjes së arritur dhe do të kontribuojnë në përmbushjen e saj, duke e konsideruar zbatimin e marrëveshjes së arritur përgjegjësi kombëtare./

tvklan.al