Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama është ndalur ne Malësinë e Madhe, ku prezantoi para të rinjve, kandidatët për qarkun e Shkodrës.

Në prani të tre kandidatëve, Agron Çela, Dritan Ylli e Ritvana Rrukaj, Rama u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike që mbështet më shumë rininë pasi është e ardhmja e vendit.

“Lëvizja Socialiste për Integrim është pa dyshim forca politike që ka bërë, që po bën dhe do të bëjë më shumë se çdo forcë tjetër politike për rininë. Sepse investon te rinia, që do rininë, do atdheun. Të rinjtë e Shqipërisë kanë tek LSI-ja dhe LRI-ja modelin e angazhimit të të rinjve në të mirë të vetes së tyre, të komunitetit dhe ne të mirë të vendit të tyre. Rinia dhe e gjithë Shqipëria ka nevojë për punë.”

Nënkryetari i LSI-së vlerësoi rolin dhe angazhimin e të rinjve të qarkut të Shkodrës duke garantuar vijimin e mbështetjes maksimale ndaj tyre.

/Tv Klan