Menjëherë pas deklaratës së Saimir Tahirit i cili  tha se prononcimet e LSI-së për procesin në Kavajë ishin destruktive, ka reaguar LSI-ja me anë të Luan Ramës, i cili tha se ata nuk ishin pyetur për kandidatin dhe prandaj nuk do merrnin pjesë në këto zgjedhje.

Nuk marrim pjesë në zgjedhjet e Kavajës, sepse mënyra se si është proceduar për zgjedhjen e kandidatit ka qenë një mënyrë e njëanshme, nuk jemi trajtuar si partnerë në këtë proces, nga një anë, nga ana tjetër, që në zgjedhjet e kaluara kemi qenë kundër kandidaturës që u bë Kryetar i Bashkisë, për ato probleme që ju të gjithë i dini. Dhe nga kjo pikëpamje e konsiderojmë këtë një çështje të Partisë Socialiste dhe nuk bëhemi pjesë e këtij procesi

“, tha Luan Rama.

“Sigurisht jemi në koalicion (me PS-në) dhe jemi shumë të përgjegjshëm seriozë dhe korrektë në koalicion. Jemi shfaqur dhe vazhdojmë të shfaqemi me shumë përgjegjshmëri si partnerë dhe partner do të thotë të dëgjosh, të dëgjohesh, të pyesësh, të pyetesh dhe të vendosësh së bashku”.

I pyetur për qëndrimin e Spartak Brahos, i cili në një nga refleksionet e tij tha se PS bëri gabim që mori PDIU-më më koalicion, Rama tha se “

është një refleksion i vonuar i Zotit Braho, tërësisht i tij, qëndrim nga i cili LSI distancohet sepse ne nuk e kushtëzojmë partneritetin nga fakti se sa faktorë përfshihen

.”

I pyetur nëse marrëveshja e 1 Prillit do të vazhdojë, Rama tha: “

Të vijë 1 Prilli dhe të shohim

”.  

Rama tha se LSI nuk mendon as si PD as si Saimiri, se po ti referohemi Saimirit ai tha para 6 muajsh se ushtria nuk ishte e nevojshme në luftën kundër kanabisit, ndërsa tani qeveria reflektoi dhe e përfshiu ushtrinë

Pak minuta para deklaratave të Ramës, Ish-ministri i Brendshëm dhe kryetari i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Saimir Tahiri, tha se prononcimet publike të LSI-së për mospjesëmarrje ne zgjedhjet e Kavajës apo për vetë procesin zgjedhor, “janë destruktive dhe nuk ndihmojnë askënd”.

Tahiri akuzoi LSI-në se po sulmon PS-në duke i shkelur syrin PD-së dhe se LSI-ja “punon si qeveri dhe polemizon si opozite!”

Tahiri tha se nuk kishte kuptim që LSI të thoshte se nuk merr pjesë në zgjedhjet e Kavajës pasi kandidati në Kavajë i takon PS-së, ndaj “LSI le të thotë me mirë qe nuk dëshiron te merret me fushatën e Kavajës dhe kjo mund të jete e mirëkuptueshme.”/tvklan.al