Edhe në Bashkinë e Durrësit ashtu si atë të Tiranës votat e LSI kanë bërë të mundur miratimin e buxhetit të 2018 në mbledhjen e Këshillit bashkiak.

Edhe pse kreu i këshilltarëve të LSI deklaron se ka patur një vendim për të bojkotuar votimin siç bënë dhe këshilltarët demokratë, 4 këshilltarë të kësaj force dhe një i partisë republikane mundësuan kalimin e projektbuxhetit.

Vendimi i 5 këshilltareve për ta mbështetur me votë projektbuxhetin e kësaj bashkie ka marrë falënderimin e kryebashkiakut Vangjush Dako.

Pas zgjedhjeve të qershorit socialistët që për 4 vjet bashkëqeverisën me LSI si në nivel qendror ashtu dhe atë lokal, formuan qeverinë të vetëm.

Krerët e LSI deklaruan se marrëveshja e 1 Prillit mes 2 forcave të majta kishte përfunduar edhe për pushtetin lokal, por pothuajse në të gjithë votimet e fundit në bashkinë e kryeqytetit votat e këshiltarëve të LSI kanë mundësuar miratimin e shumë vendime të rëndësishme.

Tv Klan