Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të jetë kritike me qeverinë sa i përket ndarjes së fondeve në buxhetin e vitit 2017-të.

Ka qenë deputeti i Fierit, Robert Bitri ai që ka kërkuar që investimet në rrugë t’i bëjë vetëm Ministria e Transporteve, e cila drejtohet nga një ministër i LSI e të përjashtohen dy Fondet e Zhvillimit që janë në varësi të zv./kryeministrit.

Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj, u ankua për faktin që asnjë prej rrugëve të nisura vite më parë, nuk kanë përfunduar.

Përtej qetësisë me të cilën u diskutua buxheti për rrugët, një rrjedhë ndryshe ka marrë seanca me ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri.

Çështja e pagesës së qytetarëve të tarifës prej 27 mijë lekë të vjetra, për të bërë verifikimin e matësit të energjisë ka degjeneruar në fyerje personale dhe kërcënime mes kreut të energjetikës dhe demokratit Helidon Bushati./ TV KLAN