Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Luan Rama, tha të hënën në një intervistë për ABC News se zgjedhjet pa opozitën janë farsë.

 “

Zgjedhjet pa opozitën janë formale në kuptimin institucional ndërsa në kuptimin demokratik janë farsë,

” tha Luan Rama.

 Rama tha se mazhoranca ka edhe përgjegjësinë “t’a bindë opozitën përmes aksionit konkret që zgjedhjet do të jenë korrekte dhe të ndershme.”

 “

Për sa kohë thashë që transparenca e këtij procesi, transparenca e dialogut, janë ende mundësi reale, gjykoj se ka ende mundësi të pashfrytëzuara që çojnë në zgjidhjen e situatës,”

tha ai.

 I pyetur nëse LSI ka ndonjë zgjidhje konkrete për zgjidhjen e situatës, Rama tha se “

Fakti që thashë se zgjedhje pa opozitën nuk janë zgjedhje, fakti që thashë se zgjedhjet pa opozitën janë një farsë, fakti që thashë që zgjedhjet pa opozitën nuk i shërbejnë as vendit, as procesit të integrimit dhe nuk janë zgjedhje të përgjegjshme politike të një vendi anëtar të NATO-s…do të thotë që mbi këtë konstante qëndrimi duhet të orientohet dhe fokusohet e gjithë jeta politike.

 Deklarata e Luan Ramës vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij javor tha se zgjedhjet do të realizohen në datën e caktuar, 18 qershor, me apo pa opozitën. Kryeministra tha se është i gatshëm për dialog, porse nuk do të ketë as qeveri teknike dhe as shtyrje zgjedhjesh.

 Por, Luan Rama tha se “

ai që lëshon është i madhi dhe sigurisht, ai që lëshon është pushteti.

 “

Natyrisht kur them se përgjegjësia e organizimit të zgjedhjeve është përgjegjësi e qeverisë dhe mazhorancës, nuk e përjashtoj nga përgjegjësia opozitën, e cila duhet të jetë po kaq kontribuuese. Por, në fund të fundit opozitës kjo i ka mbetur, rruga, protesta dhe ëndrra për qeveri teknike,

” tha Rama. /tvklan.al