Ambasadori amerikan Donald Lu dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian Vllautin kanë rinisur punën si negociatorë mes palëve për Reformën në Drejtësi, pas dështimit ditën e hënë të takimit Rama – Basha.

Mëngjesin e sotëm ata ishin në zyrën e Kryetarit të Komisionit të Posaçem të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se reforma do të shkojë në parlament për t’u votuar, ndërsa opozita paralajmëron rrëzimin e saj.

Tv Klan