luan

Luan Rama doli përpara gazetarëve për të mbajtur një qëndrim zytar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ai u detyrua të sqarojë pozicioni e tij, pasi një javë më parë Levizja Socialiste për Integrim u distancua nga një deklaratë e tij me kritika për qeverinë, referuar raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi transparencen fiskale.

I pyetur nga Tv Klan, Luan Rama shpjegoi se në deklaratën e tij të një jave më parë ai shprehu qëndrimin e LSI –së kur foli për raportin e FMN, por tha se e njëjta deklaratë përmbante edhe qëndrime personale.

Distancimi i LSI me anë të nënkryetarit Petrit Vasili, nga deklarata e Luan Ramës shënoi një rast të rrallë në politikë, te cilit i shtohet edhe qëndrimi i fundit i Ramës, sipas të cilit, në leximin e një deklarate të një partie politike, lexuesi mund të ketë edhe opinione personale.

Tv Klan