Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Luan Rama, priti në një takim përfaqësuesit e misionit monitorues të OSBE-ODIHR-it. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe dy deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj dhe Silva Caka.

Gjatë diskutimeve në lidhje me zgjedhjet e ardhshme Luan Rama u tha përfaqësuesve të misionit të OSBE-ODIHR-it se mungesa e besimit është një problem i madh dhe se në Kodin Zgjedhor nuk janë reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Gjithashtu, Luan Rama u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim është e hapur për bashkëpunim me OSBE-ODIHR-in dhe se kasa politike është përgjegjëse për mungesën e besimit. Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së theksoi se listat e hapura mundësi reale që qytetarët të zgjedhin, jo vetëm të votojnë.

Problemi më i madh është mungesa e besimit. Nuk janë reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it në kodin zgjedhor. Lëvizja Socialiste për Integrim është e hapur për bashkëpunim me OSBE-ODIHR-in. Klasa politike është përgjegjëse për mungesën e besimit. Gjithashtu, listat e hapura mundësi reale që qytetarët të zgjedhin, jo vetëm të votojnë

”, – deklaroi ndër të tjera Kryetarit i Grupit Parlamentar të LSI-së, Luan Rama gjatë takimit me misionin e OSBE-ODIHR-it./tvklan.al