Në LSI nuk rreshtin së përsërituri se marrëveshja Rama Basha u arrit falë këmbënguljes së tyre në radhe të parë dhe më pas ndërkombëtarëve.

“ Ne jemi të kënaqur që fal presionit tonë në qeveri u arrit marrëveshja”.

Mungesa e një opozite reale tashmë që dhe demokratet janë pjesë e qeverisë për Luan Ramen e bën më të lehtë fitoren për LSI në 25 qershor.

“Tani që nuk ka opozitë jemi të gjithë të barabartë dhe LSI do dalë forcë e parë dhe të tjerët do na vijnë nga pas.”

Vetë Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, pasuesi i tij në parti Petrit Vasili, dhe Monika Kryemadhi kanë deklaruar se kur flisnin për qeveri besimi kishin parasysh pikërisht kabinetin e ri që nis nga puna pas votimit në parlament.

Tv Klan

 

Ora 14:05

Luan Rama foli për gazetarët pas mbledhje se Komisionit të Ligjeve. Kreu i grupit parlamentar të LSI komentoi marrëveshjen Rama – Basha duke thënë se ajo u arrit falë presionit politik të LSI dhe ndërkombëtar.

“Mbi një muaj më parë në insistuam për nevojën e dialogut midis përfaqësuesve të qeverisë dhe të çadrës, kur ne 

thamë që për LSI është e rëndësishme pjesëmarrja e opozitës për të qenë në zgjedhje, madje thamë se jemi të gatshëm të japim të gjithë funksionet përfaqësimit politikë që ka LSI në qeveri. Gjithashtu Ilir Meta tha se jemi të gatshëm të mbështesim një qeveri besimi me kryeministrin Rama, nëse kjo gjë kënaq opozitën. Mbetemi korrekt dhe seriozë  në angazhimin tonë dhe mbështetjen për implementimin e kësaj marrëveshje, sepse në fund të fundi u bë ajo që falë presionit të LSI dhe presionit të ndërkombëtarëve.

LSI ka ushtruar presion mbi mazhorancën për të ulur dhe arritur marrëveshje me opozitën, për të realizuar zgjedhje me pjesëmarrjen e opozitën, sepse do ishte një hap mbrapa dhe absurd,  sikundër kemi thënë dhe vazhdojmë të jemi seriozë në vlerësimin tonë për tryezën e kompromisit si zgjidhje institucionale në demokraci kundrejt çfarëdolloj qëndrimi tjetër.

Qeveri besimi me zotin Rama kryeministër dhe zgjedhje me praninë e opozitës, janë këto që ka kërkuar LSI dhe ne besojmë se kjo marrëveshje do të jetë funksionale”./

tvklan.al