Luan Rama ka kërkuar besën e pukianëve për të votuar LSI-në. Në një takim ku u prezantuan kandidatet për deputetë të kësaj force, Rama tha se duke votuar numrin 1, ata i japin LSI-së pushtetin, i cili në duart e saj do të jetë i gjithi për qytetaret.

Ne vijmë që të marrim besën tuaj për shërbim të pushtetit ndaj qytetarëve për një qeverisje me drejtim të ri që qytetarin e ka të parin dhe interesin e tij mbi ço interes tjetër prandaj në 25 qershor duhet votuar numri 1 në fletën e votimit që është LSI fitorja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është shans për të gjithë, LSI është forca politike e rinisë, është themeli i bazamentit të institucioneve demokratike në Shqipërisë.

Në takim ishte edhe ish kryetari i kësaj force Ilir Meta, i cili kërkoi një shans për të rinjtë e LSI për tu provuar në politikë.

Lista e LSI-së në qarkun e Shkodrës kryesohet nga Agron Çela dhe Dritan Ylli./Tv Klan