Gjatë një takimi elektoral në Kukës, Nënkryetari i LSI-së i ka bërë thirrje banorëve të qarkut të Kukësit që të votojnë numrin 1 në fletën e votimit pasi LSI është një shans për të gjithë dhe për këtë do të jetë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Gjatë fjalës së tij, z. Luan Rama recitoi një poezi që i dedikohej banorëve të Tropojës duke u shprehur se:

“Herën e kaluar thashë në Kukës se sa të ketë fjalë dhe besë malësia, del e para LSI-ja. Dua që këtu ta ftoj nga Gjallica, Shkëlzenin dhe Jezercën duke i thënë:

Moj Tropoja e Bajram Currit

Ballin ndezur nga lira

I ngrite dallgët e zemrës

Është e para LSI-ja”

Krahas kësaj, z. Luan Rama kërkoi që banorët e qarkut të Kukësit të mbështetin LSI-në si forca politike që ofron shansin për hapjen e vendeve të reja të punës dhe të mirëpaguara, ulje taksash dhe arsim cilësor për të rinjtë duke u shprehur se ka ikur koha e fjalëve në politikë por e punëve konkrete.

“Unë jam i bindur sepse në malësorët kemi një shprehje: ‘Burri kapet prej llafi dhe jo prej brirësh’.

Do me thënë se burri kapet prej llafi dhe jo prej timonit. Le t’ia lëmë timonin në dorë cilit do që nuk di gjë tjetër përveç se të mbaj timonin. LSI forcë të parë për një drejtim të ri të Shqipërisë ashtu siç e duan qytetarët e këtij vendi”,- u shpreh nënkryetari i LSI-së z. Luan Rama.