Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk janë rregjistruar zytarisht si koalicion në KQZ edhe pse mundësia e fundit që të ndodhë është data 29 prill, kur është dhe afati i regjistrimit të listave të kandidatëve për deputet, por për Luan Ramën kjo çështje nuk është në krye të listës së prioriteteve të kësaj force. Vëmendja sipas tij është e përqëndruar e gjitha te zgjidhja e krizës politike.

“Mirë përgatitemi për çfarë zgjedhjesh do bëjmë dhe si do shkojmë në zgjedhje. Dhe nga kjo pikëpamje ne vazhdojmë të jemi shumë të angazghuar për të kontribuar në mbërritjen e një kompromisi që do ta zgjidhë situatën dhe do të na bëjë të gjithëve që të jemi të barabartë dhe të gatshëm për garën elektorale, ndaj nuk është prioritare çështja e koalicionit aktualisht.”  

Edhe për çështjen e Presidentit 2 partitë e koalicionit ende nuk kanë rënë dakort për një kandidat, pavarësisht se të enjten konsumohet raundi i tretë për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Tv Klan