Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama është shprehur në një prononcim për media lidhur me çështjen e reformës në drejtësi ku ka theksuar se zbatimi i saj është një krye të angazhimeve politike të LSI-së.

Sipas Ramës peticionet nuk i japin zgjidhje çështjes së reformës në drejtësi, por janë institucionet që duhet të kontribuojnë për zbatimin e saj duke shtuar se Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur të garantojë me transparencë maksimale zbatimin e reformës në drejtësi.

“Në tërë angazhimit për të përmbushur një realitet çdo nen dhe çdo detyrim që buron nga paketa reformës në drejtësi. Ministrat e LSI, të gjithë deputetët e LSI, dhe të gjithë anëtarët e LSI, me shumë përgjegjësi institucionale dhe me angazhim maksima do të bëjnë çdo gjë që të realizohet reforma në drejtësi”, – tha kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Luan Rama./tvklan.al