Një tigër, një luan dhe një ari përbëjnë padyshim një grup miqësie të pazakontë.

Treshja, e njohur ndryshe si “The BLT”, u sollën në qendrën e kafshëve Noah’s Ark në Georgia, SHBA, në 2001, pasi u gjetën nga policia në një bodrum në Atlanta, gjatë një operacioni antidrogë.

kafshet-1

Ata ishin të ushqyer keq dhe tepër të dobët dhe u gjetën në kafaze poshtë shtëpisë.

Por pasi u morën nën kujdesin e ekspertëve, shëndeti i tyre u përmirësua.

Ajo që i la pa fjalë kujdestarët e tyre, ishte shoqëria që këto tre kafshë krijuan me njëri – tjetrin. Tashmë, 15 vite më pas, ato janë ende të pandashëm.

kafshet3

Baloo (ariu), Leo (luani) dhe Shere Khan (tigri), hanë, flenë dhe luajnë gjatë gjithë kohës bashkë. /tvklan.al