Në futboll nuk ka vetëm merkato futbollistësh, e trajnerësh por edhe këshilltarësh. Klubi Partizani ka njoftuar zyrtarisht afrimin e një figure të futbollit italian. Në fakt bëhet fjalë për rolin e këshilltarit. Luciano Moggi ish- drejtues në klubin me shumë trofe në Itali Juventus do të jetë këshilltar i presidentit Demi.

Në formë zyrtare klubi ka njoftuar se me Moggi ka një kontratë 3-vjeçare. Drejtuesit e partizanit mendojnë se nga kjo marrëdhënie do të përfitojnë në fushat që Moggi njeh më mirë sa i përket një klubi futbolli si ana teknike,organizative dhe marketingu.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “Big Lucciano” siç e quanin në Itali deri para pak vitesh do të ndikojë në arritjen e sukseseve edhe në arenën ndërkombëtare.

Pak ditë më parë, gjykata italiane vendosi përfundimisht që Lucciano Moggi  të qëndrojë përjetësisht larg futbollit italian, pas skandalit të Calciopoli, që tronditi Italinë në vitin 2006.

Tv Klan