Mircea Lucesku, kërkon që lojtarët e kombëtares turke që luajnë në superligën vendse të largohen nga ky kampionat. Rumuni mori shembull pikërisht përfaqësuesen shqiptare.

“Luajmë kundër një ekipi ku të gjithë lojtarët kanë kontrata jashtë, duke filluar që nga portieri Berisha që luan me Atalantan, e kështu me rradhë. Lojtarët turq duhet të dalin nga superliga turke. Të krijojnë eksperiancë në kampionate të fortë në Europë”.

Vjen pas një humbjeje, por rezultati në miqësoren e radhës, nuk i intereson shumë. Trajneri i kombëtares turke të futbollit, Mircea Lucesku ka një tjetër objektiv për miqësoren me Shqipërinë.

“Ashtu si në ndeshjen me Rumaninë, edhe me Shqipërinë do të kërkoj të provojë lojtarë të rinj që nuk luajnë në klube të mëdha, por që luajnë shumë minuta. Lojtarët do t’i vëmë përpara përgjegjësisë për të marrë rezultat. U kam kërkuar edhe trajnerëve të ekipeve ku ata luajnë t’u kushtojnë më shumë vëmendje këtyre lojtarëve në mënyrë që të jenë të gatshëm për ndeshjet zyrtare”.

Megjithatë Lucesku vjen përballë skuadrës së Christian Panuccit me disa mungesa, futbollistë të rinj që ishin objektivi i tij. Lojtarët u dëmtuan në seancat stërvitore para ndeshjes me Rumaninë.

Tv Klan