Si në jo të zakonshmet herë, në Galerinë Kombëtare të Arteve, ke një arsye të fortë për të shkuar. Në katin e dytë, në pavionin që deri dje qëndronin veprat në skulpturë të realizmit socialist, sot gjen, nga ato krijime artistike që të duhet të shkosh në galeritë e famshme të Evropës dhe përtej saj për ti parë. Britaniku Grayson Perry, një nga artistët botërore më të mprehtë mbi shoqërinë dhe kulturën bashkëkohore, vjen me “Kotësia e Dallimeve të Vogla”.

Për kurimin e saj është kujdesur Rubens Shima, ish drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve. Këto që shihni të varura në mur janë gjashtë tapiceri që përjetësojnë historinë e Tim Rakewell, që lindi si i varfër dhe vdiq si i pasur. 

Secila nga skenat evokon pikturën e rilindjes me vendet, objektet dhe historitë e vërteta të shoqërisë moderne.

Me “Kotësia e Dallimeve të Vogla”, pretendimi i vetëm i Grayson Perry, është që publiku i çfarëdo kombësie, të shijojë si një udhëzues mbi klasat shoqërore, mendësinë dhe shijen e mirë e të keqe.

Tv Klan