“Lufta e Nuseve”, u rikthye këtë të hënë në Televizionin Klan. Edicioni i katërt vjen me emocione të forta. Histori të vërteta që do t’ju mbajnë frymën pezull. Programi që mbajti mbërthyer teleshikuesit do të vijë me 5 edicione të reja.

Rohan nga Australia, Obie nga Xhamajka dhe Andres nga Kolumbia mbërritën në Tiranë në ditët e fundit të Qershorit, pa e ditur se kishte diçka që i lidhte. “Lufta e nuseve” mësoi se të tre do të martoheshin me vajza shqiptare. Dasmat e tyre u zhvilluar në Shqipëri dhe për më tepër brenda të njëjtës javë.

Çifti i parë, Rohan dhe Irini

Irini ka një karrierë të suksesshme ligjore falë së cilës ka udhëtuar shumë.

Por herën e fundit që Irini u rikthyer në Sidney, diçka kishte ndryshuar. Ata janë njohur një rrjetin social Tinder.

Rohan:

 Unë u dashurova me Irinin sapo e pashë, më tërhoqi energjia e saj.

Çifti i dytë Arjola dhe Obie

Historia e radhës na çon në Kanadanë e ftohtë, e cila do duket më ë nxehtë se kurrë pasi të keni njohur Arjolën dhe Obie. Ata kanë 12 vite bashkë dhe janë takuar që në shkollë të mesme.

Obie: 

Buzqeshja e saj ndriçonte dhomën.

Arjola: 

Kur njoha Obie kisha një shok shqiptar, sapo e takuam, u ndava me shqiptarin dhe u lidha me Obien.

Pavarësisht vështirësive, dashuria e tyre triumfoi.

Çifti i tretë Olga dhe Andres

Çifti i tretë i mbrëmjes na çoi në San Diego Kaliforni.

Olga emigroi në moshë shumë të vogël nga Pogradeci, ndërsa Andres nga Kolumbia. Ata janë njohur që në gjimnaz dhe më pas ka lindur dashuria. 

Olga: 

Jemi njohur që në gjimnaz. Pastaj në vitin e katër më lindën ndjenjat.

Andres: 

Unë kisha një të dashur tjetër, ndaj në fillim e kisha vetëm shoqe.

Hapin e parë të propozimit e bëri Olga dhe ata filluan të dilnin bashkë me njëri-tjetrin.

Atmosfera në të treja dasmat e çifteve ishte shumë e bukura, të gjithë dasmorët qëndruan gjatë gjithë kohës në këmbë duke kërcyer, veçanërisht me valle tradicionale shqiptare, ku nuk mungoi dhe interpretimi i një këngë nga Obien, ndërsa Rohan luajti daullen. 

Lufta ishte e fortë jo vetëm nga dëshira për të fituar çmimin e madh, por edhe nga dëshira për ta kthyer ditën e dasmës në një event të paharrueshëm.

Çifti fitues u shpall Arjola dhe Obien.

“Lufta e Nuseve” do të vijë sërish në ekranin e Televizionit Klan javën e ardhshme, me të tjerë çifte dhe të tjera surpriza.