Sezoni i dytë i “Lufta e Nuseve”, një prej reality show më të ndjekur në Shqipëri, rikthehet sonte me një tjetër episod tepër interesant.

Këtë herë, tre dasma të tjera do të shfaqen në ekranin e Televizionit Klan, tre nuse të reja që do luftojnë për dasmën më të bukur.

E veçanta e kësaj puntate është se nuk do të kemi vetëm nuse nga Shqipëria, por edhe nga Kosova.

Këtë herë, një prej nuseve konkurente është Egzontina, arkitektja nga Peja, e cila bashkë me bashkëshortin e saj Egzon Gashi, futbollistin e Superligës së Kosovës, do të sjellin dasmën e tyre kosovare.

Dasma e tyre është zhvilluar Gushtin e shkuar në Pejë dhe përballë Egzontinës do të jetë një nuse nga Korça dhe një nga Vlora.

Ato do të shkojnë në dasmën e njëra – tjetrës për të votuar për secilin nga elementët kryesorë të këtij eventi kaq të rëndësishëm si dekori, fustani, ushqimi dhe armosfera.

Pikëve të tyre do t’u shtohen edhe vlerësimet e prezantueses së dashur për publikun shqiptar, Amarda Toska, e cila këtë sezon të “Lufta e Nuseve”, vjen në rolin e ekspertes profesionale.

Cila do të jetë dasma më e bukur?

Për ta mësuar do t’ju duhet të prisni episodin e radhës, sonte, ora 20:00 në Televizionin Klan, si dhe Tv 21 në Kosovë.

https://www.youtube.com//embed/M_2sGGFUzDs

/tvklan.al