Nuk jemi në stinën kur të dashuruarit i thonë po njeri-tjetrit para altarit, por jemi në sezonin e “Lufta e nuseve”. Në ekranin e Televizonit Klan, rikthehet sonte në mbremje, në orën 20:00, betejat për fustanin e bardhë, arredimin dhe ceremoninë më të bukur.

LUFTA E NUSEVE internet

Shijen e parë të këtij programi e morëm një vit më parë, në një konkurim që si asnjëherë më parë në një realizim televiziv, solli në ekran dasmën shqiptare, që nga dita e saj e parë, kur ceremonia ishte thjesht një ide në mendje, e deri te gjykimi i ditës së dasmës nga vetë nuset në garë.

Tradicionale, e kohës apo klasike? Nuk është vetëm një garë për dasmën më të bukur për të cilin produksioni u dhuron muajin e mjaltit bashkeshortëve të rinj, por edhe një ide sesi mund të jetë dasma juaj.

IMG-20160214-WA0000

Nuset e puntatës së sotme , që përballen me ditën e tyre me të rëndësishme në këtë konkurs, janë një letoneze, një tiranëse dhe një korçare. Që në serinë e parë, të këtij edicioni produksioni premton një puntatë vërtet të mbushur me grintë.

Kush do te jenë mbretëreshat e këtij ediconi të dytë? Janë vetëm shqiptare? Cilat janë historitë e tyre të dashurisë? Eshtë dasma e tyre e parë apo…? Përgjigjet do t’i merrni takim pas takimi, për gjashtë të diela në ekranin e Televizonit Klan, në “Lufta e Nuseve”

Tv Klan