Episodi i dytë i këtij sezoni të ri të “Lufta e Nuseve”, që transmetohet në ekranin e Televizionit Klan vuri përballë tre çifte të tjera.

E para në garë ishte Eneida, dibranja nga Zall Sopoti që u largua qysh 5 vjeç nga vendlindja, u rrit në Ankara, u arsimua në Europë, punon si menaxhere për amazone.com dhe u martua me Brendon, amerikanin e Air Force.

E dyta ishte Rudina, aktorja e mirënjohur e humorit që kurorëzoi dashurinë e saj me Aleksin në Qershorin e shkuar.

E treta ishte Tina, elbasansja e bukur dhe ekstravagante që gjatë studimeve në Boston u njoh me Diegon, inxhinierin meksikan me te cilin u martua në Shtator 2016.

Por përveç dhëndurve nga Amerika, kjo seri e “Lufta e Nuseve” padyshim që rezervoi suprizën më të bukur për aktoren Rudina Dembacaj.

Aktorja e humorit, ka imituar disa personazhe përgjatë viteve në spektaklet e humorit, por padyshim që ajo është mëse e njohur për rolin e saj si ish – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

E pikërisht kjo e fundit pranoi ftesën e organizatorëve të “Lufta e Nuseve”, duke u bërë pjesë e spektaklit e duke suprizuar aktoren, në ditën e saj më të bukur.

Takimi mes tyre ishte padyshim tepër i veçantë dhe emocionues.

“U emocionova shumë. E ndjeva që m’u mbushën sytë me lot, nuk e mbajta dot veten. Është një personazh që unë e dua shumë”

, u shpreh Rudina. 

Ndërsa zonja Topalli rrëfeu se fillimisht kishte hezituar të ishte pjesë e këtij spektakli, duke qenë diçka e pazakontë për të. Megjithatë, ajo tha se nuk mund të mungonte në një moment kaq të bukur të jetës së një personi.

“Nuk e kam parë në çdo emision, por kur e kam parë më ka bërë për të qeshur. Fillimisht hezitova, sepse unë nuk kam marrë pjesë asnjëherë në të tilla gjëra. Por pastaj mendova është momenti më i bukur i jetës së saj…”

Në fund, ishte pikërisht Rudina ajo që u shpall fituese e një gare vërtetë të nxehtë./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”148″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]