Policia e Shtetit, Policia Kriminale Italiane dhe Guardia di Finanza vijojnë monitorimin e përbashkët ajror për kontrollin e territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

“Si asnjëherë më parë, një koordinim forcash dhe bashkëpunim në formacion i mjeteve ajrore të dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë në luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe hetimit të kriminelëve që tashmë e kanë fare të qartë se nuk ka asnjë kompromis me Policinë e Shtetit dhe Qeverinë Shqiptare”

, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit, ndërsa theksohet se do të kontrollohet e rikontrollohet çdo cep të territorit të vendit, edhe në territorin më malor dhe më të vështirë për t’u arritur Policia e Shtetit, e mbështetur edhe nga partnerët do ta kontrollojë territorin nga ajri e toka.

Avioni i Guardia di Finanza-s, si dhe helikopteri i Policisë së Shtetit do vijojnë fluturimet e koordinuara për të rikontrolluar përsëri të gjithë territorin e vendit.

Kordinimi i veprimeve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane kryhet nga Koordinatori Kombëtar me Policinë Italiane dhe koordinator i misionit të fluturimeve ajrore Artur Beu./tvklan.al