Plani i masave që do të marrë Banka e Shqipërisë kundër mbingopjes së tregut me monedhën euro, shihet nga ekspertët si një “luftë me mullinjtë e erës”.

Për Selami Xhepën, nuk ka kuptim që të luftohet diversifikimi i monedhave, pasi ato ofrojnë më shumë konkurrencë në treg dhe i japin qytetarëve alternativa më të mira në çmimet e produkteve bankare.

Për Xhepën, ky plan merr kuptim vetëm në efektivitetin e politikave monetare të Bankës së Shqiëprisë, të cilat nuk mund të mbikëqyrin dot monedha të tjera për të mbrojtur konsumatorin, përveç lekut.

Por më shumë se me këtë plan, ekspertët i kujtojnë bankës që të zgjidhë problemin me 35 koorporatat që kanë më shumë se gjysmën e kredive të këqija.

Tv Klan