Këshilltari i presidentit amerikan për çështjet e sigurisë Herbert Reymond McMaster paralajmëron se po shkohet dita ditës drejt konfliktit bërthamor me Korenë e Veriut. Duke folur në Forumin për Sigurinë Kombëtare Regan në Kaliforni, McMaster tha se Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve nuk i mbeten shumë kohë në përgatitjet për ti bërë ballë konfliktit.

“Mendoj se rreziku po shtohet dita ditës, çka do të thotë se ne jemi në sfidë me kohën për të zgjidhur këtë problem”.

Për këshilltarin e presidentit Trump, duhet bërë ç’është e mundur megjithatë për të shmangur luftën. Sipas tij, rol kyç në këtë drejtim mund të luaj Kina, aleati i madh i Koresë së Veriut. McMaster i propozoi Pekinit të ndalojë krejtësisht furnizimin me naftë për Penianin. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndalet programi raketor i Koresë së Veriut, që do ta ketë të pamundur të vihet në lëvizje në mungesë të karburantit.

Ushtria amerikane ka nisur punën për vendosjen e sistemit të sofistikuar të mbrojtjes raketore THAAD përgjatë brigjeve perëndimore, siç kanë bërë muajt e fundit Japonia e Koreja e Jugut. Gjatë javës, Koreja e Veriut testoi me sukses raketën Huasong 15, në gjendje për të kryer sulme bërthamore në një rreze veprimit deri 13 mijë kilometra, ku përfshihet edhe territori i Shteteve të Bashkaura.

Tv Klan