Sipas një zyrtari amerikan luftanije amerikane ka qëlluar disa anije iraniane afër Ngushticës së Hormuzit.

“Anijet iraniane iu afruan një anijeje të marinës amerikane me shpejtësi të madhe në afërsi të ngushticës. Luftanija amerikane shtiu disa herë për ta paralajmëruar”, shtoi zyrtari.

Incidenti është takimi më i fundit i tensionuar mes dy vendeve gjatë këtyre muajve.

Fërkimet mes tyre kanë përfshirë nisjen e raketave iraniane, dronët mbi anijet amerikane dhe kapjen e marinsave amerikanë.

Këto kanë ardhur si rezultat si kontakteve diplomatike të SHBA me Iranin, e cila ka shkaktuar një reagim të ashpër politik mes ekstremistëve iraniane, duke përfshirë Gardën e fuqishme Revolucionare të Iranit.

Ngushtica e Hormuzit

Ngushtica e Hormuzit, vendi ku ndodhi incidenti i fundit, gjendet midis Gjirit të Omanit dhe atij Persik.

“Në shtator, Irani kërcënoi se do qëllonte dy avionë të marinës amerikan, ndërkohë që ata po fluturonin brenda ngushticës”, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes. Avionët PE-3 dhe P-8 kanë qenë në hapësirën ajrore ndërkombëtare, por “në afërsi të hapësirës ajrore të Iranit.”

Në gusht, patrulla amerikane qëlloi tri herë për paralajmërim, një anije të Gardës Revolucionare të Iranit, pasi zyrtarët amerikanë thanë se kishte ngacmuar anijen patrulluese.

Një tjetër anije patrullë amerikane dhe një anije e marinës së Kuvajtit u prekën në këtë incident që ndodhi në pjesën veriore të Gjirit Persik./tvklan.al